Kryeministri Edi Rama ka zbuluar se PS ka zgjedhur shefin e Shtabit të Përgjithshëm Bajram Begaj si kandidatin e maxhorancës për kryetarin e shtetit. I pyetur nga gazetarët nëse ka dijeni general Bajram Begaj për propozimin, kreu i qeverisë tha se pritet ta marrë në telefon gjenaralin dhe të ketë një takim këtë pasdite nëse ai ndodhet në qytet.

“Sepse është shëmbëlltyra e atij normaliteti e asaj qytetarie, e atij sensi ndaj shërbimit të njerëzve që ajo zyrë ka një nevojë urgjente. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm është një ndër kandidaturat e propozuara nga grupi i PS. Unë nuk kam qenë një nga propozuesit. Ishte një diskutim tërësisht i hapur me një frymë pozitive dhe sens përgjegjësie gjë që kemi nevojë në mbledhjet tona të brendshme. Më vjen keq që shumë njerëz brenda PS duke nga Sekretari i Përggjithshëm u zhgënjyen pozitivisht. Do ta telefonoj dhe do të kem një takim sonte me të nëse ndodhet në qytet”, tha Rama.