Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka shpërndarë sot në rrjetet sociale disa informacione të reja të rëndësishme mbi urën që do të ndërtohet mbi Bunë e që do të lidhë në një distancë mjaft të shkurtër Shqipërinë me Malin e Zi.

Sipas Abazoviç, ura do të lidhë 34 km plazhe me rërë, të cilat vizitohen nga rreth 530,000 turistë në vit.

Statusi i plotë i Abazoviç:

Informacion i ri për urën në Bojana

Gjatësia totale e urës do të jetë 310 m dhe diapazoni midis dy shtyllave mbështetëse do të jetë 139 metra.

Ura do të jetë 17 metër e gjerë, do të ketë dy korsi trafiku nga 3.75 m secila, dy trotuare nga 2 metër secili dhe dy korsi për biçikleta nga 1.25 metër secila.

Ura do të lidhë 34 km plazhe me rërë, të cilat vizitohen nga rreth 530,000 turistë në vit.

Distanca aktuale ndërmjet Ulqinit dhe Velipojës është 73 km, ndërsa me ndërtimin e urës do të reduktohet në vetëm 1 km.

Data e planifikuar e përfundimit të punimeve është gusht 2024.

Bëjmë njerëzit bashkë! Po e bëjmë ekonominë të fortë! Ne po ndërtojmë Malin e Zi!