Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç dhe kryeministri Edi Rama kanë prezantuar një projekt të përbashkët për ndërtimin e një ure mbi Bojanë.
Këtë e ka bërë me dije Abazoviç përmes një postimi në Twitter duke thënë se do të reduktonte distancën dhe pasuronte ofertën turistike.
“Sot, unë dhe Edi Rama prezantuam një projekt të përbashkët për të ndërtuar një urë mbi Bojanë. Kjo jo vetëm do të reduktonte distancën midis qyteteve dhe vendeve, por do të pasuronte edhe ofertën turistike të atyre zonave. I afrojmë qytetarët, forcojmë ekonominë! Qëllimi është zhvillimi i vendit nga veriu në det”, shkroi Abazovic.