Kryeministri Edi Rama është vlerësuar me çmimin prestigjioz “Joan Ganz Cooney Global Leadership Aëard” në darkën vjetore të Sesame Workshop për pritjen që vendi ynë i bëri shtetasve afganë të ikur nga vendi i tyre për shkak të dhunës së talebanëve.

Me marrjen e çmimit kryeministri Rama ka theksuar se gjithë merita iu takon shqiptarëve.

“Në mbyllje dua të them se Shqipëria është vendi që do të mbajë kryesinë e KS në Kombet e Bashkuara. Është hera e parë në histori që gjendemi kështu dhe do të ishim shumë mirënjohës nëse edhe ju do të pranonit ftesën tonë për të ardhur në këshillin e sigurimit më 6 qershor ku do të flitet për fëmijët dhe familjet në Ukrainë. Dua ta përmbyll duke përmendur një shqiptarë te madhe Nënë Terezën e cila ka thënë në vend që të mallkosh errësirën ndiz një qiri. Ne i ndezëm qirinjtë tanë dhe do të vazhdojmë kështu. Ju falenderoj shumë, dua të tregohem modest sepse modestia është pika ime e fortë. Kjo nuk është falë meritës time por falë meritës së shqiptarëve të që e mbështetën plotësisht vendimin dhe kur u pyetën se si ndiheshin për këtë vendim thanë që ne e kemi kaluar vetë një gjë të tillë.”