Nga Madridi Rama ka konfirmuar nënshkrimin e memorandumit mes Albagaz dhe kompanisë spanjolle ENAGAS. Rama sëbashku me ministren e infrastrukturës, Belinda Balluku ishin prezentë sëbahskume përfaqësues të ENAGAS për t’i hapur rrugë bashkëpunimit të projekteve të Qeverisë Shqiptare me sektorin e gazit.

‘Keni kryesuar përpjekjet e qeverisë suaj këtu për tranzicionin ekologjik jemi 100% me energji. Tashmë po investojmë në energjinë diellore. Nesër do të inaugurojmë nisjen e ndërtimin së parkut të parë diellor, i pari në rajon. I njëjti kapacitet dhe në të dytin sëbashku me Voltalia dhe francezët dhe po kështu po punojmë të bëjmë diçka edhe me erën. Me gazsjellësin Adriatik dhe ne jemi bërë tërheqës tani. Na shohin me interes ndryshe. Jemi shumë të lumtur të shohim që ka shumë kompani që janë të interesuara.’- tha Rama.

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku duke folur rreth bashkëpunimit të gazit mes Shqipërisë dhe Spanjës theksoi se energjia është kthyer në armën më të fortë të sigurisë, si dhe bëri me dije se ENAGAS (gazi spanjoll) do të mbërrijë në Shqipëri në shtator.

‘Sot kemi firmosur një memorandum bashkëpunimi që i hap rrugën një të ardhme midis dy vendeve tona. Shqipëria është angazhuar të marrë pjesë dhe në investimet e gazit të lëngshëm. Duhet theksuar se tashmë energjia nuk është më një çështje komerciale, bëhet fjalë për sigurinë. Energjia është kthyer në armën më të fortë të sigurisë. Puna intensive është lënë të nisë në fillim të shtatorit ku ENAGAS do të vijë në Shqipëri.’- tha Balluku.