Delegacionet e rregullatorëve të Shqipërisë dhe të Kosovës gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u takuan me përfaqësues të lartë të institucionit homolog amerikan Federal Communication Commision (Komisioni Federal i Komunikimit).

Në takim morën pjesë Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive znj. Armela Krasniqi, Sekretarja e Përgjithshme në detyrë, njëkohësisht Drejtore e Marrëdhënieve me Jashtë, Romelda Rrapollari, ndërsa nga Komisioni i Pavarur i Mediave Kryetari z.Xhevat Latifi, zëvëndësues i Kryeshefit Ekzekutiv Faruk Rexhaj.

Për palën e Komisionit Federal amerikan të Komunikimit morën pjesë znj. Olga Madruga-Forti, Shefe për Strategjitë Globale, Zyra Ndërkombëtare, Ira Keltz, Kryeshefi i Zyrës për Inxhinieri dhe Teknologji, z. Jim Szeliga, Shef i Kujdesit ndaj Klientit.

Një takim i frytshëm në të cilin u vendosën urat e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve me focus kryesor shkëmbimin e eksperiencave. Në këtë kontekst, partenerët e FCC shprehën gatishmërinë për asistencën e tyre në veprimtarinë e mëtejshme të AMA dhe KPM nëpërmjet mbështetjes teknike dhe shkëmbimit të praktikave më të mira.

AMA e KPM u takuan për herë të parë me Komisionin Federal të Komunikimit dhe vendosën nisjen e bashkëpunimit në
tre fusha me interes të përbashkët:
– Lirimi i brezave frekuencorë me fokus të veçantë informimin e shikuesit mbi procesin,
– Procesi i rinovimit të licensave,
– Rregullimi audiovizual dhe i përmbajtjes,

Bashkëbiseduesit shprehën vullnetin për të forcuar bashkëpunimin institucional dhe dakordësuan një kalendar bashkëpunimi.