Kreu i qeverisë së Kosovës bëri edhe një bilanc të marrëveshjeve, duke thënë se në 6 muaj te fundit janë zbatuar të gjitha, me përjashtim të njërës, e cila është në proces.

Po ashtu, Albin Kurti tha se puna e dy vendeve duhet të gjykohen duke krahasuar atë që është bërë me atë që do bëhet.

“Anëtarësimi në BE mbetet synimi ynë i përbashkët. Kjo mbledhje vjen vetëm 6 muaj pas mbledhjes së kaluar, ku u nënshkruan disa marrëveshje.

Brenda këtyre 6 muajve janë zbatuar të gjitha marrëveshjet, me përjashtim të njërës, e cila është në proces.

Jemi duke punuar për të gjitha marrëveshjet në të kaluar. Nga 127 prej tyre janë zbatuar 75 ose 59%. Marrëveshjet që do nënshkruhen sot kanë synim afrimin e qytetarëve duke ndërtuar infrastrukturën e përbashkët.

Pritshmëritë tona janë reale. Proceset integruese të parashikuara në këto marrëveshje janë të gatshme. Na mbetet përcaktimi i shpejtimit të zbatimit të tyre. Pas 6 muaj do të kemi rezultatet konkrete.

Është e vërtetë se shqiptarët sot jetojnë më mirë se më parë. Progresin tonë duhet ta matim me atë të vendeve të zhvilluara. Pra na duhet një krahasim me atë që po bëjmë dhe ato që duhet të bëjmë.

Duhet të gjykohen edhe marrëdhëniet mes dy kombeve dhe rolin që kemi”, tha ndër të tjera Kurti.