Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas serb për krime lufte të kryera ndaj civilëve në Kosovë në periudhën gjatë viteve 1998-1999.

Në raportin 24 orësh bëhet e ditur se arrestimi ndodhi në Istog, pas një pune hetimore të kryer nga njësia e Hetimeve të Krimeve të Luftës.

“Fsh. Gurakoc, Istog mars-maj 1998. Pas një pune hetimore të kryer nga njësia e Hetimeve të Krimeve të Luftës është identifikuar dhe arrestuar i kërkuari mashkull serb për krime lufte të kryera ndaj popullatës civile në Kosove në periudhën gjatë viteve 1998-1999. I njëjti me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë.