Udhëtarët që mbërrijnë në Spanjë nga vende të tjera të BE apo zonës Schengen nuk do t’u kërkohet më të paraqesin dëshmi të vaksinimit kundër koronavirusit, shërimit ose rezultatin negativ të testit (PCR), sipas një njoftimi.

Megjithatë, për udhëtarët që vijnë nga jashtë BE-së ose Schengenit, kërkesat do të mbeten në fuqi.

Ministria e Shëndetësisë në Madrid përmendi përmirësimin e situatës epidemiologjike në Spanjë dhe vende të tjera evropiane, si dhe shkallën e lartë të vaksinimit të vendit, lidhur me vendimin e saj për të lehtësuar rregullat.

Incidenca shtatëditore e infeksioneve të reja te personat mbi 60 vjeç ishte 282.

Të rinjve nuk do t’u kërkohet të testohen apo karantinohen për koronavirusin ndërsa situata në spitale është lehtësuar.

Mbajtja e maskave mbetet e detyrueshme në Spanjë vetëm në transportin publik dhe në shtëpitë e të moshuarve dhe objektet e kujdesit shëndetësor.