Ish-Presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka reaguar në lidhje me takimin e Open Balkan në Ohër ku i vetmi vend i rajonit që refuzoi të merrte pjesë ishte Kosova.
Pacolli shprehet se Do ta shoh Kosovën në një klub me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e zi.
Ish- Presidenti shprehet se tani që pjesë janë tre kryeministra shqiptar është koha më e mirë që mund të merren vendime në favor të Kosovës.
Reagimi i plotë:
Sot në Ohër edhe Mali i Zi u bë pjesë e Open Balkan, ndërsa edhe Bosnja ishte aty në cilësinë e vëzhguesit.
Dua ta shoh edhe Kosovën në një klub me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi, të mbështetur fuqishëm nga SHBA. Është koha e duhur (kemi 3 Kryeministra shqiptar), aty mund të mirën vendime vetëm në favor të Kosovës, mos u frikësoni!
Anglia ishte themeluese e Unionit Europian dhe atëherë kur ajo e vleresoi doli nga ky union. Edhe Kosova mund ta bëjë këtë nëse vëren që aty kërkohet te bëhet diçka që shkon në dëm të Kosovës.
Kosova nuk guxon të hezitoj dhe të paragjykoi në rrugën e integrimit euroatlantik të mbështetur nga SHBA. Ajo duhet të jetë aty ku flitet për urat, për integrimet dhe për ardhmërinë evropiane.
Izolimi i duhet më së paku Kosovës (Edhe Bledi e Berlini i fundit nuk shkuan në favor te Kosovës). Nuk ka nevojë të frikësohemi nga vendi ku flitet për sfidat!