Sekretari i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres, ka paralajmëruar ditën e sotme se bota ndodhet përballë një rreziku të madh të katastrofës ushqimore.
“Ekziston një rrezik real që zia e bukës të shpallet në disa vende të botës në vitin 2022 dhe në vitin 2023 mund të përkeqësohet”, është shprehur ai.
Gjithashtu Guterres në video-mesazhin e tij përmes një lidhjeje në takimin me pjesëmarrësit në takimin e G7 deklaroi se konflikti në Ukrainë shkaktoi ndërprerjen me furnizim global të ushqimit dhe se një krizë e paprecedentë urie globale tashmë prek qindra miliona njerëz.