Ndërsa lufta në Ukrainë vazhdon, Britania e Madhe ka njoftuar sot paketën e re të sanksioneve kundër Rusisë.
Sanksionet përfshijnë ndalimin e eksportit në Rusi të një sërë mallrash dhe mjeteve teknologjike, eksportin e karburantit të avionëve dhe eksportin e kartëmonedhave sterlina ose të eurove .
Gjithashtu Britania ka ndaluar ofrimin e asistencës teknike dhe shërbimeve financiare, fondeve dhe shërbimeve të ndërmjetësimit në lidhje me importet e hekurit dhe çelikut.
Kjo vjen më shumë se një muaj pasi Britania njoftoi sanksione të reja që synojnë tregtinë me Rusinë në vlerë prej 1.7 miliardë paund, në një përpjekje për të “dobësuar më tej makinën luftarake të Putinit”.