Policia e Tiranës ka proceduar penalisht reperin e njohur, Noizy (Rigels Rajku), dhe babanë e tij, Bashkim Rajku, pas përplasjes me reperin Cllevio Serbiano, emri i vërtetë i të cilit është Kleviol Ahmeti.

Lajmi për procedimin e Noizyt dhe të atit bëhet i ditur për “BalkanWeb” nga gazetari Igli Çelmeta, pasi akuzohen për fyerje.

Në vidoen e publikuar në rrjetet sociale, Noizy shfaqej duke goditur me grushte reperin Cllevio. Ka qenë pikërisht ky i fundit, i cili ka kallëzuar Noizyn dhe babanë e tij, pas ngjarjes së ndodhur dje para lokalit të Noizyt në Durrës.