Sot është një ndër shampanjat më të kërkuara, më prestigjioze dhe me historinë më të vjetër. E megjithatë, Dom Perinjo është emërtuar sipas një njeriu me origjinë modeste:Dom PierPerinjo, një murg benediktin që e revolucionarizoi prodhimin dhe cilësinë e shampanjës, në një epokë kur verërat e rajonit ishin kryesisht të kuqe. Megjithëse shumë mite e vlerësojnë atë në mënyrë të rreme si shpikësi i shampanjës së gazuar, ai ishte në fakt pionier i shumë metodave që e përmirësuan prodhimin e saj. Në fund të jetës së tij, shampanja e Perinjo u vlerësua në të gjithë botën nga monarkët, sikurse ishteedhe mbreti francez Luigji XIV. Por kush ishte Dom Pier Perinjo, dhe si e ndryshoi përgjithmonë historinë e prodhimit të shampanjës? Lindi në vitin 1638 në Shën Menhuld në rajonin francez të Shampanjës. Familja e tij përbëhej nga 8 fëmijë, ndërsa babai që ishte ndihmës i një gjykatësi vendas, kishte në pronësi disa vreshta.