Vladimir Putin po përpiqet të zhdukë jo vetëm kombin e Ukrainës, por edhe kulturën.

Kështu deklaroi presidenti amerikan Joe Biden gjatë një mbledhjeje fondesh, gjatë së cilës tha se presidenti rus e sheh kryeqytetin Kiev si “selinë e Nënës Rusi”.

Biden më pas vuri në dukje se si Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dhe shumë të tjerë nuk i kanë vënë veshin paralajmërimeve të lëshuara nga Shtetet e Bashkuara për një pushtim të mundshëm nga Rusia.

“Zelensky nuk donte të dëgjonte, shumë nuk donin të dëgjonin”, thekson presidenti amerikan.

“Shumë njerëz menduan se po e ekzagjeroja. Por e dija se ne kishim informacione se kjo gjë do të ndodhte. Putin ishte gati të kalonte kufirin, nuk kishte asnjë dyshim,” ka thënë presidenti amerikan.