E reja është gjetur në gjendje të rëndë në banesën e saj në lagjen “5 maji” në Elbasan.

Ajo është dërguar në spital në Tiranë për të marrë ndihmën mjekësore.

Njoftimi i policisë:

Më datë 17.06.2022, në lagjen “5 Maji” Elbasan, është gjetur në banesë, dyshohet e vetëhelmuar, shtetasja E. P., 19 vjeçe, e cila ndodhet në spital në Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor vijon punën, me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.