Armando Broja po vazhdon të jetë i kërkuar në tregun e transferimeve.

Sulmuesi shqiptar shkëlqeu sezonin e fundit në fanellën e Southampton, ku ishte i huazuar nga Chelsea – transmeton Gazeta Express.

Dhe, sipas mediave nga Italia, për Brojën tashmë ka shfaqur interesim edhe Lazio.

Drejtori sportivi lacialëve, Igli Tare, thuhet se ka kërkuar nga Chelsea informata shtesë rreth 20-vjeçarit.

Broja me klubin nga Londra ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2026.

Bazuar në “Transfermarkt”, anëtari i Kombëtares së Shqipërisë vlerësohet me 22 milionë euro në treg.

Për Armando Brojën besohet se interesim kanë shfaqur edhe Napoli, Atalanta, Borussia Dortmundi, West Ham Unitedi e Evertoni.