Ka vijuar edhe këtë javë puna për parandalimin e aksidenteve rrugore, ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor apo drejtojnë mjetet në mënyrë të parregullt.

Policia Rrugore e Vlorës ka arrestuar tre persona, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Gjithashtu, janë pezulluar 22 leje drejtimi, nga të cilat 19 për drejtim automjeti me shpejtësi tej normave të lejuara, një për drejtim automjeti nën efektin e alkoolit dhe dy për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.
Janë vendosur edhe 1245 masa administrative, të ndara si më poshtë:
– 197 masa për tejkalim shpejtësie;
– 107 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
– 73 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;
– 14 masa për përdorimin e aparatit celular;
– 77 masa për parakalime të gabuara;
– 237 masa për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalizimin rrugor dhe rregullat e qarkullimit;
– 4 masa për mungesë të siguracionit të mjetit;
– 536 masa për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor.