Mungon vetëm zyrtarizimi. Romelu Lukaku ka kompletuar transferimin e tij te Interi, me sulmuesin belg që është gati të vendoset nën urdhërat e trajnerit Inzaghit. Marrëveshja mes klubeve është arritur për 10 milionë euro plus bonsue dhe vetëm disa etaje burokratike po vonojnë prononcimin.
Sipas medieve italiane, ditën e enjte, Lukaku do të zbarkojë në Milano për të kryer vizitat mjekësore e më pas fotot zyrtare të prezantimit. Inter synon që në sezonin e ardhshëm të jetë kompetitiv jo vetëm në kampionat, por edhe në Champions League. Përvecc këtij afrimi, të projektuara si goditje të radhës janë Asllani dhe Paulo Dybala.