Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla tha se në procedurat e ndjekura për dhënien e statusit të investitorit strategjik bashkëshortit të ministres së Jashtme Olta Xhaçka nuk ka asgjë të kundraligjshme.
Të gjitha akuzat e ngritura nga opozita, Balla i quajti “flluskë sapuni”, ndërsa tha se “sapo mendjet e nxehta të opozitës të gjejnë një çështje tjetër, jam i sigurt që do tërhiqen se e dinë që s’ka asnjë gjë brenda”.
Taulant Balla: Nesër kemi një seancë ku do njihemi dhe zyrtarisht dhe nëse doni vlerësimin ti personal, është një flluskë sapuni, nuk ka asgjë konkrete, gjithçka e procedura është zhvilluar sipas ligjit, por dhe në këtë rast në respekt të rregullores duroni e në fund e ju e çdo qytetar do jetë i qartë që nuk bëhet fjalë për asnjë shkelje të kushtetutës.
Shqipëria ka nevojë për shumë investime në sektorin e turizmit, investimet private të mirëpritura sa kohë janë tërësisht në kuadrin e përcaktuar nga ligji.
Investitori strategjik s’ka asnjë përfitim nga fondet publike.
Ajo që dua tu kërkoj dhe kolegëve të opozitës e mazhorancës është që këshilli të ndjekë procedurën, të njihet me dosjen, sqarimet përkatëse dhe në fund do të shkohet në seancë.
Është flluskë sapuni, ka nevojë të mbushë vakumin e agjendës opozitare në këto ditë të nxehta.