I izoluar jo vetëm nga ndërkombëtarët, por dhe nga kundërshtari politik që as nuk e fton dhe as nuk e pranon në tryezën e reformave, Sali Berisha pranon se shpresa e vetme e tij është rruga.
“Unë jam i vonuar në artikulimin tim. Lëvizjet janë interesante, nganjëherë i udhëheq ti, herë të tjera të udhëheqin ato. PD është e vonuar, s’ka asnjë diskutim qe do jemi në lartësinë e detyrimeve tona. Shpresoj që protestat të nisin para shtatorit”.
Por, para vjeshtës, fushës së shahut politik pritet t’i rikthehet një aktor i vjetër: llir Meta, i cili po bëhet gati të marrë frenat e partisë që bashkëshortja ia la në opozitë. Sot, Sali Berisha duket se i druhet një braktisje edhe nga ish-aleati i tij i vjetër.
“S’ka krisje. Presidenti duhet të përmbushte detyrimin e tij kushtetues. Do bëjmë çdo gjë të mundur të krijojmë frontin më të gjerë kundër Edi Ramës të mbështetur nga Soros”, tha Berisha.
Pasi dështoi të bëjë për vete grupin parlamentar, Berisha sytë i ka te krijimi i një fronti opozitar. Një ftont të tillë e krijoi dhe Lulzim Basha në të shkuarën, por koha tregoi se as fronti dhe dhe as ai që e krijoi nuk fitoi, ndërsa partia e parë që e braktisi ishte krijesa e Ilir Metës, LSI. Tashmë edhe kjo aleancë për Berishën nuk duket më e sigurt.
Top Channel