Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut me vendimin e datës 10 maj 2022 ka shpallur të papranueshme kërkesën e paraqitur nga ana e Shoqërisë “Agonset” Sh.p.k kundër Shqipërisë. Në këtë proces pranë GJEDNJ-së, Shoqëria “Agonset” Sh.p.k ka pretenduar se nga ana e shtetit shqiptar është shkelur e drejta e saj për lirine e shprehjes sipas kërkesave të nenit 10 të Konventës dhe e drejta e saj për të mos u diskriminuar sipas nenit 14 të Konventës dhe nenit 1 të Protokollit nr. 12 të Konventës, pasi kjo Shoqëri nuk është ftuar të marre pjesë në procedurat përkatëse dhe për rrjedhojë nuk mund të aplikonte për marrjen e licencës për transmetime digjitale në territorin shqiptar.
Këto pretendime, janë kundërshtuar nga ana e Qeverisë shqiptare, të cilat janë gjetur të mbështetura edhe nga ana e Gjykatës. Qeveria ka paraqitur prapësime se nga ana e ankuesit nuk janë ezauruar mjetet juridike të brendshme. Parimet e përgjithshme në lidhje me shterimin e mjeteve juridike të brendshme dhe parimin e subsidiaritetit tashmë përbëjnë një praktikë dhe jurisprudencë të konsoliduar të GJEDNJ-së, parime këto të cilat nuk janë ndjekur nga ana e ankuesit. Ankuesi duhet argumentonte para autoriteteve kombëtare se në rrethanat e çështjes në fjalë ishte shkelur e drejta e saj për lirinë e shprehjes dhe e drejta e saj për të mos u diskriminuar.
Këto veprime nuk janë kryer nga ana e ankuesit dhe për rrjedhojë, Gjykata ka vendosur papranueshme kërkesën e paraqitur nga ana e Shoqërisë “Agonset” Sh.p.k kundër Shqipërisë. / https://hudoc.echr.coe.int/eng#{%22itemid%22:[%22001-217723%22]}