Dy gazetarë të Reuters janë plagosur gjatë sulmeve ruse pranë qytetit Severodonetsk në Ukrainën lindore, konfirmoi një zëdhënës i Reuters për CNN.

Ndërsa shoferi i automjetit me të cilin po udhëtonin është vrarë.

“Gjatë raportimit, dy gazetarë të Reuters pësuan lëndime të lehta kur u sulmuan gjatë rrugës për në Sevierodonetsk. Ata po udhëtonin me një automjet të siguruar nga separatistët e mbështetur nga Rusia dhe të drejtuar nga një individ i caktuar nga separatistët. Shoferi i mjetit u vra”, tha zëdhënësi i Reuters.

Qyteti i Severodonetsk, në rajonin Luhansk të Ukrainës, ka parë disa nga granatimet më të rënda në ditët e fundit.

Ushtria ukrainase tha të premten se granatimet e pozicioneve mbrojtëse vazhdojnë dhe ka raportuar për sulme ajrore ruse në zonë.