Kryeministri Rama priti ne nje takim informues kandidatin e sapopërzgjedhur nga shumica parlamentare për t’u votuar si Presidenti i ri i Republikës, Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneral Bajram Begajn.

Rama: Sot kemi pasur një diskutim në kryesi shumë të gjatë, me shumë kandidatura dhe në fund ramë dakord që ishe kandidatura e duhur për ta normalizuar dhe për të institucionin e presidencës. Ju falenderoj që ju nuk shfaqët refuzim, por pranim do të jetë nder për ne që tu japim votën dhe të zgjidheni zyrtarisht president i republikës.

Begaj: Faleminderit kryeministër është vlerësim shumë i madh të jem president. Do të jem në lartësinë e detyrës. Janë të dyja profesion shumë të mira shumë të përkushtuara. Nëse do të votohem do jem i lumtur ta kryej detyrën me dinjitet.
Rama: Ne kemi bindjen se ju do të jeni në lartësinë e kësaj detyre. Të gjithë ato që morën fjalën folën me respekt dhe bindje që ju do të bëni më të mirën në atë detyrë. Uroj që të jeni deri në fund besnik ndaj shtetit. Ju do ta merrni shpejt.