Kryeministri Rama duket se është gati për kryesimin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit në OKB. Rama ka ndarë një foto nga prapaskena ku po i jep ‘dorën e fundit’ shkresave të fjalimit.

Së bashku me kryeministrin ndodhet edhe ambasadori shqiptar në OKB, Ferit Hoxha.

Ndodh për herë te parë në histori që Shqipëria të marrë kryesimin në KS.

“Backstage😉

Latimet e fundit të teksteve përpara kryesimit për herë të parë në histori të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara nga Shqipëria🇦🇱🤝🇺🇳

#KrenarPërShqipërinë🇦🇱
#TëBashkuarJoTëNdarë🫶
#ShqipëriaEArdhmjaJonë☀️🇦🇱
#SkaKohëPërPushim🏃‍♀️🏃🏻‍♂️”