Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe i Kuvendit të Kosovës Enver Hoxhaj, në një paraqitje direkt në Frontal të T7 ka komentuar mbledhjet e dy qeverive të Kosovës e Shqipërisë, që u mbajtë sot në Prishtinë.
Hoxhaj ka thënë se “i sheh me simpati këto mbledhje” duke kujtuar se partneritetin strategjik i dy vendet e kanë vendosur në mbledhjen e parë të kryesuar nga Thaçi e Rama.
“Unë kam qenë Ministër i Jashtëm, së bashku me Kryeministrin Thaçi dhe me Kryeministrin Rama, Ministrin Ditmir Bushati, kemi aranzhuar partneritetin straregjik dhe mbledhjen e parë të dy qeverive në Prizren. Dhe në atë kohë ka qenë vendosmëria e Kryeministrit Rama që ne të lëvzim nga bashkëpunimi normal, në një partneritet stratregjik dhe mendoj se është mirë që po vazhdohet ky bashkëpunim” ka thënë Hoxhaj.
Hoxhaj i cili sot promovon librin e tij “Përplasja e madhe” ku i ftuar do të jetë edhe kryeministri Rama, ka thënë se në këtë libër “bën përpjekje që përmes rastit të Kosovës të tregojë ideologjinë e Putinit dhe të tregojë se si ai dhe Rusia bëjnë përpjkeje të ndërhyjnë në punët e brendshme në shtete të ndryshme. Qasja e Rusisë është që ta kërcënojë stabilitetin sigurinë” ka thënë Hoxhaj.
“Ne jetojmë në një kohë kur realisht duhet ta përshkruajmë botën me një fjalor të ri, me një hartë të re dhe mendoj se Republika e Kosvës me mbështetje të partnerëve amerikanë por edhe të Shqipërisë duhet të insistojë më shumë për anëtarësimin e saj në NATO se sa në OKB. Kjo është kohë e NATO’s, ka të bëjë me të ardhmen e vendeve të vogla sikurse Kosova dhe është NATO ajo që po merr në mbrojtje shtete, e jo OKB” ka thënë Hoxhaj.