Konfirmohet në 8.1% në bazë vjetore inflacioni në zonën euro në muajin maj, duke pësuar rritje në krahasim me 7.4% të regjistruar në muajin prill. Shifrat konfirmohen nga Eurostat me të dhënat përfundimtare, duke theksuar se vetëm një vit më parë niveli mesatar i inflacionit në zonë ishte 2%.

Nga prilli në maj cmimet janë rritur sërish me 0.8%. Në të gjithë zonën e Bashkimit Europian inflacioni është rritur deri në 8.8% në bazë vjetore me një rritje cmimesh prej 1% në krahasim me muajin prill.

Sipas të dhënave vjetore, rritjet më të forta janë regjistruar në Estoni – 20.1%, Lituani -18.5% dhe Letoni – 16.8%, ndërsa më qëndrueshmër ka pasur në Francë dhe Maltë – 5.8% dhe në Finlandë – 7.1%.

Energjia po jep ende një kontribut të konsiderueshëm në rritjen e përgjithshme, e cila pas një paraqitjeje në prill, në 37.5% pas një rekord prej plus 44.3% në mars, në maj u kthye në përshpejtim me plus 39.1%, për eurozonën si një e tërë.

Mbinxehja e vazhdueshme e tablosë inflacioniste ka shkaktuar një valë rritjesh të normave të interesit nga bankat qendrore, duke përfshirë BQE-në, e cila javën e kaluar vendosi të planifikojë një rritje të normës me 0.25 pikë për korrikun dhe një rritje tjetër me 0.25 pikë për shtatorin, që mund të arrijë në 0.50 pikë. Nga ana tjetër, Rezerva Federale Amerikane sapo ka rritur normat e interesit me 0.75 pikë, duke i çuar ato në 1.50-1.75%, ndërsa në eurozonë ato mbeten zero gjatë gjithë qershorit./SCAN