Kancelari gjerman Olaf Shcolz do të zhvillojë një vizitë dyditore në Ballkanin Perëndimor. Ndalesat e para pritet të jenë në Kosovë dhe Serbi më 10 qershor.

Sipas zëdhënësit të kancelarit gjerman , Wolfgang Bichner, tha se është planifikuar edhe një vizitë në trupat gjermane të KFOR-it në Kosovë.

Scholz do të zhvillojë edhe një vizitë në Selanik, me ftesë të kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis ku do t’i bashkohet takimit me përfaqësues të vendeve të nismës rajonale “Procesi i Bashkëpunimit të Evropës Juglindore.

Ndërsa më 11 qershor pritet të niset për në Maqedoninë e Veriut dhe më pas në Bullgari. Fokusi i udhëtimeve të Olaf Scholz do të jetë perspektiva e BE-së e vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe kontributi i Gjermanisë në përmirësimin e bashkëpunimit rajonal dhe tejkalimin e bllokadave dypalëshe.

Përveç kësaj, shtohet, tema qendrore do të jetë reagimi i mëtejshëm i përbashkët ndaj luftës së agresionit rus kundër Ukrainës.