Dyshimet në media janë hedhur prej kohësh, por që Vladimir Putin nuk gëzon shëndet të plotë, këtë e pohojnë edhe shërbimet amerikane të zbulimit.

Gazetarët e prestigjiozes News Week kanë arritur të shohin disa raporte vlerësuese të hartuara nga zbulimi amerikan në fund të muajit të kaluar. Në to thuhet se Putin i është nënshtruar në fund të Prillit, një trajtimi kundër kancerit në fazë të përparuar. Raportet po ashtu konfirmojnë se në muajin Mars pati edhe një përpjekje për të vrarë presidentin rus.

News Week shkruan se vlerësimet, ekspertët e zbulimit i kanë dhënë duke analizuar shfaqjet e tij publike në të cilat dallohet rënie e theksuar e aktivitetit, duke qenë se ai më parë është marrë me sporte ekstreme.

Ekspertët thonë se këto me probleme shëndetësore pushteti i Putinit nuk është më absolut, por i konsiderueshëm. Megjithatë, ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov i ka hedhur poshtë të gjitha këto dyshime.