Përgjegjësja për marrëdhëniet me publikun në aeroportin e Prishtinës, Valentina Gara, ka konfirmuar kërcënimin për shpërthim me bombë në aeroportin Adem Jashari.

Përmes një njoftimi zyrtar ajo bëri me dije fillimisht se për arsye sigurie u evakua i gjithë personeli dhe udhëtarët, por pas konstatimeve të ekipeve të planit emergjent u pa se kishim të bënim me një alarmë të rremë.

Njoftim i parë zyrtar:

Konfirmojmë se kemi pranuar një kërcenim me bombë.

Udhetarët dhe personeli janë evakuar dhe janë të sigurtë.

Ekipet e involvuara në planin emergjent janë duke kryer detyrat e tyre.

Do te ju mbajmë të informuar!

Njoftim i dytë zyrtar:

Ju njoftojmë se janë ndërmarrë të gjitha veprimet operative dhe hetimore nga organet kompetente të Republikës së Kosovës.

Kjo ka rezultuar se kërcënimi me bombë ka qenë alarm i rrejshëm.

ANP ‘Adem Jashari’ është i hapur për fluturime, dhe të gjitha fluturimet do të procesohen si zakonisht!