Rusët deri më tani kanë eksportuar të paktën 400,000 ton grurë nga territoret e pushtuara të Ukrainës, sipas zëvendësministrit për politikat bujqësore të Kievit, Taras Vysotskyi, cituar nga agjencia Ukrinform.
“Në kohën e pushtimit – thotë Vysotskyi – në këto zona kishte 1.5 milion ton grurë, sipas të dhënave tona. Kemi marrë informacion nga banorët e atyre zonave për eksporte që arrijnë në 400.000
tonë”. “Rusia – shtoi zëvendësministri – po shkatërron qëllimisht infrastrukturën bujqësore”.