Kievit mëngjesin e kësaj të diele. Sumi ndodhi në qarkun Sheveçksivi i cili është “shtëpia” e një grupi universitetesh, restorantesh dhe galerish arti.

Një pjesë e madhe e ndërtesave u dëmtuan rëndë ndërsa një zjarr i fuqishëm përfshiu disa banesa. Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko tha se banorët janë shpëtuar dhe evakuuar nga dy ndërtesa.

Sirenat e sulmit ajror u ndezën pas më shumë se 20 ditësh qëkur një stacion hekurudhor u godit në periferi. Ndërkaq Rusia do t’i dërgojë aleatit të saj Bjellorusisë sisteme raketore bërthamore me rreze të shkurtër veprimi në muajt e ardhshëm.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë presidenti rus Vladimir Putin i cili është shprehur se sistemet Iskander-M mund të lëshojnë raketa balistike dhe të lundrimit, si ato konvencionale ashtu edhe ato bërthamore.

Putin ka bërë disa referenca për armët bërthamore që atëherë, të cilat disa i kanë interpretuar si një paralajmërim për vendet perëndimore që të mos ndërhyjnë. Rënia e Sievierodonetsk, pas disa javësh të disa prej luftimeve më të përgjakshme të luftës, është humbja më e madhe për Ukrainën që kur humbi kontrollin e portit jugor të Mariupolit në Maj.

Ukraina e quajti tërheqjen e saj nga qyteti një “tërheqje taktike” për të luftuar nga toka më e lartë në Lysychansk.