Pas punimeve të samitit të “Open Ballkan” në Ohër, liderat e Ballkanit Perëndimor zhvilluan një konferencë të përbashkët për shtyp me gazetarët për nënshkrimin e marrëveshjeve midis vendeve të rajonit.

Gjatë fjalës së tij Kryeministri Rama tha se:” Faleminderit për mikëpritjen dhe atmosferën pozitive të krijuar këtu. Ballkani i Hapur lindi si një ide e tre njerëzve, sot nuk është vetëm e tre njerëzve, nuk është vetëm një punë e tre njerëzve, sot është e të gjithë njerëzve dhe do të jetë i gjithnjë i më shumë njerëzve. Mjafton të kalosh doganën për në Oher pët të parë ndryshimin, ku një tabelë e thjesht shkruan korridori i gjelbër i Ballkanit të Hapur, ku për të gjitha ata që transportojnë produktet e punës së tyre është një çlirim i madh, falë rrugëve të hapura për të lëvizur më shpejt e mos të humbur kohën kot.

Në fund Rama u shpreh se:“Ajo që ne duam është që gjithë qytetarët dhe sipërmarrja të ketë mundësi të përfshihet.
Më vjen shumë mirë që sot ne këtu jemi pesë, pavarësisht hezitimeve të mëparshme, është një tryezë e cila është një mundësi për të komunikuar dhe për të marrë më të mirën e mundshme në funksion të së mirës të përbashkët, dëshira është që të jemi gjashtë. Një gjë është e sigurt, pikërisht se është i njerëzve, Ballkani i Hapur nuk do ndalet dhe as do mbyllet, kush heziton, rrezikon të humbas kohë të çmuar nga kjo nismë. “