Për të folur më tepër rreth mungesës së Kosovës në samitin e Ballkanit të Hapur të mbajtur sot në Ohër të Maqedonisë së Veriut, në edicionin e lajmeve ishte Prof.Dr. Nexhmedin Spahiu, i cili u shpreh se Kosova duhet që tashmë të bëhet pjesë e kësaj nisme dhe të shprehet aty në mbrojtje të interesave të saj.

“Injorimi nga ana e Kosovës është një gabim edhe pse kryeministri Kurti ka qenë i ftuar nga Maqedonia e Veriut. Në një ven ku janë të gjihtë kryeministrat e Ballkanit Perëndimor duhet të jetë edhe kryeministri i kosovës për ta thënë aty fjalën e tij. Kjo lidhet me mënyrën se si e percepton mbrojtjen e interesave të Kosovës, duke u integruar siç bën Dritan Abazoviç apo duke i injoruar siç bëri edhe kryeministri Kurti. Nuk mund të hapësh kufijtë me Danimarkën dhe Suedinë dhe të mos e bësh me fqinjët e tu. Vetë Bashkimi Evropian ka si synim strategjik që Ballkani të jetë i hapur si një rrugë para hyrjes në BE. Problemet mes fqinjëve duhet të zgjidhen. Kosova duhet të jetë në Open Balkan.”,-u shpreh Spahiu.