Nënshkrimi për rinovimin është një formalitet, njoftimi do të arrijë së shpejti. Prezenca në selinë zikaltër e Simone Inzaghi dje shërbeu më shumë se çdo gjë tjetër për të hedhur një vështrim në treg së bashku me CEO Beppe Marotta (si dhe për të uruar Chivu dhe djemtë nga Primavera që mbërritën me trofeun e titullit).
Trajneri i Interit dha ok për Bellanova dhe Asllanin, përkatësisht krahun e djathtë dhe zëvendësin e Brozovic, të rinj me perspective, me kosto të ulët dhe me rroga që të lejojnë të respektosh indikacionet e pronarëve. Negociatat vazhdojnë pozitivisht me Cagliarin dhe Empolin, me mundësi mbylljeje në një kohë të shkurtër.
Duhet thënë se gjithçka është e kryer për Mkhitaryan. Inzaghi tashmë ka pasur mundësinë të flasë me armenin, duke shpjeguar se çfarë idesh ka për përdorimin e tij.
Ai më pas e vuri theksin për Dybalan dhe për rezultatet. Sa për argjentinasin, situata është gjithmonë e njëjtë: Marotta ka po-në e lojtarit, largimet e Vidal dhe Sanchez do të çojnë në përcaktimin e marrëveshjes dhe axhendën e operacionit.