Kryeministri Edi Rama e ka nisur me batutë fjalën e tij në mbledhjen e dy qeverive, asaj të Shqipërisë dhe të Kosovës, që po mbahet në Prishtinë.

Në krah të kryeministrit Albin Kurti, Rama tha se me homologun kosovar ka një sinergji të plotë dhe bashkë qeshin jo pak, por sipas tij, këtë e besojnë pak njerëz.

“Ju falënderoj të gjithëve, por në veçanti Albini. E them publikisht dhe në sytë e atyre që na ndjekin, për mirë apo për keq, se është një kënaqësi e veçantë, edhe pse pak e besojnë, se kur ne takohemi kemi një sinergji të plotë dhe qeshim jo pak. Kjo është e rëndësishme”, u shpreh Rama.