Duke filluar nga 27 qershor për herë të parë Ambasada Shqiptare në Kanada do të fillojë të ofrojë shërbime për dokumente biometrike.

Gjithashtu nga 20 qershori Ambasada Shqiptare në Londër në Bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme dhe Kompaninë Aleat, do të fillojë ofrimin e shërbimeve konsullore për shqiptarët që jetojnë në Irlandë.

Lamin e mirë për shqiptarët e ka dhënë Kryeministri Rama, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale shprehet:

“Një lajm i mirë për qytetarët shqiptarë që jetojnë në Irlandë dhe Kanada

Duke filluar nga data 20 qershor, Ambasada Shqiptare në Londër në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme, do të nisë shërbimet konsullore për shqiptarët që jetojnë në Irlandë.

Gjithashtu, nga 27 qershori Ambasada Shqiptare në Kanada do të fillojë shërbimet për dokumente biometrike, pasaporta dhe letërnjoftime elektronike.”