Ish-deputeti kosovar Milaim Zeka është shprehur ditën e sotme në “Top Talk” se Kosova do të bëhet pjesë e ‘Open Balkan’ deri në nëntor të këtij viti, pasi sipas tij në Kosovë do të ketë zgjedhje të parakohshme dhe kryeministri Albin Kurti mund të largohet.

Sipas Zekës në dhjetor të këtij viti do të ketë edhe një marrëveshje për liberalizimin e vizave.

Zeka: Para një viti kemi thënë bashkarisht që Mali i Zi dhe Bosnje Hercegovina do i bashkohen “Open Balkan” dhe jam shumë i sigurtë që se deri në tetor ose nëntor të këtij viti do i bashkohet edhe Kosova ose me Albin Kurtin ose pa Albin Kurtin.

Unë parashikoj që do të kemi zgjedhje të lira në Kosovë, pasi që edhe presidenti serb Vuçiç ka paralajmëruar një marrëveshje finale për muajin dhjetor dhe në këtë vit do të kemi edhe një marrëveshje për liberalizimin e vizave. Racizmi i kaluar i Brukselit ndaj shqiptarëve të Kosovës, me luftën e Ukrainës duket sikur ka rënë poshtë.

Lufta në Ukrainë nxori në shesh shumë gjëra. Shumë shtete ishin brenda kllapisë ruse për shkak të ekonomisë.

Diabeti zhduket përgjithmonë! Bëni këtë një
Zeka: Në historinë politike botërore njihen dy diplomatë. Kissinger dhe Lavrov. Ai e lëshoi një deklaratë që e para që e përpiu ishte presidentja Osmani.

Kam ëndërruar që ajo do të piqet, ta përdorësh deklaratën e Lavrovit për të nxjerrë justifikimin e bojkotit ndaj forumit “Open Balkan” është njësoj si të besosh që UÇK-ja ka qenë organizatë terroriste ka qenë organizatë terroriste, sepse edhe këtë e ka thënë Lavrovi