Mbi 33 mijë maturantë do t’i nënshtrohen provimit të dytë të Maturës Shtetërore këtë të shtunë, atij të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë.
Provimi nis në orën 10:00 dhe mbyllet në 12:30, pra nxënësit kanë në dispozicion për të plotësuar të gjitha pyetjet 2 orë e 30 minuta. Përpara se të futen në provim nxënësit duhet të paraqiten në qendrën e testimit, 1 orë e 30 minuta para dhe me mjet identifikues me vete si dhe mjetet shkollore të nevojshme.
Në disa shkolla janë vendosur bllokues valësh në mënyrë që të shmanget kopja me telefon si dhe ka dedektorë në hyrje për të zbuluar çdo aparat që mund të tentojnë të fusnin nxënësit.
Më datë 9 qershor maturantët dhanë provimin e gjuhës së huaj, ndërsa më datë 17 qershor është ai i matematikës dhe me 24 provimi i lëndës me zgjedhje.
Testi i Maturës në total do të ketë 60 pikë, ku 20 pikë për pyetjet me alternativa dhe 40 pikë pyetjet me zhvillim. Për sa i përket nivelit të vështirësisë 40 % të pikëve të testit do të jenë nivel i parë, 40% niveli i dytë dhe 20 % që do të bëjnë diferencën e maturantëve më të mirë të cilët duan të arrijnë rezultate maksimale.
Maturanti do të jetë kalues nëse merr minimumi 25 % të pikëve të testit. Për sa i përket përgjigjes së provimeve, afati për të dalë është deri me 30 qershor, në mënyrë që të gjithë ato nxënës që duan të studiojnë jashtë vendit tek kohë për plotësimin e dokumenteve.