Tiranë, 9 Qershor – Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i është përgjigjur ish-Kryeministrit Sali Berisha për përballimin e pandemisë.
“Çfarë hipokrizie! Po mbytesh në burgun e hipokrizisë tënde! Më vjen shumë keq, por kur flet ti për shëndetësinë, kur flet ti, që në 8 vite të qeverisjes tënde nuk bërë një qendër shëndetësore, në 8 vite të qeverisjes tënde nuk bleve një ambulancë, në 8 vite të qeverisjes tënde ti i bërë spitalet kioska ku shiteshin pizhama, në 8 vite të qeverisjes tënde ti nuk bërë asgjë tjetër përveçse i vure kolegëve të tu çimka për të kuptuar atë që nuk kuptoje dot, se nuk e dije nga të vinte e keqja. Ajo çfarë të vret ty Sali janë faktet dhe ajo që të vret më shumë është e vërteta. Dhe e vërteta edhe për fatalitetet për fat të keq që kanë ndodhur jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë botën, tregojnë se Shqipëria e ka përballuar pandeminë me dinjitet dhe e ka përballuar pandëminë duke u përgatitur dhe duke i siguruar gjithë mbështetjen stafeve mjekësore dhe gjithashtu gjithë garancinë për qytetarët shqiptarë, që kanë marrë shërbim në kohë përgjatë gjithë periudhës së pandemisë dhe u vaksinuan, edhe kur vendet e tjera të rajonit nuk patën vaksina”, replikoi Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ndaj akuzave të ish-Krymenistrit Berisha.
Replika e Ministres Manastirliu:
Çfarë hipokrizie! Po mbytesh në burgun e hipokrizisë tënde! Më vjen shumë keq, por kur flet ti për shëndetësinë, kur flet ti që në 8 vite të qeverisjes tënde nuk bërë një qendër shëndetësore, në 8 vite të qeverisjes tënde nuk bleve një ambulancë, në 8 vite të qeverisjes tënde ti i bërë spitalet kioska ku shiteshin pizhama, në 8 vite të qeverisjes tënde ti nuk bërë asgjë tjetër përveçse i vure kolegëve të tu çimka për të kuptuar atë që nuk kuptoje dot se nuk dije nga të vinte e keqja.
Dhe para se të vish këtu të flasësh për shëndetësinë dhe të flasësh për vdekjet, se vetëm ty mund të të ngazëllejë vdekja, ke për t’u përgjigjur për atë që ti je tashmë me damkë, me damkën e “non-grata”.
Dhe kur të vish këtu dhe të flasësh për shëndetësinë apo të marrësh nëpër gojë njerëz, të cilët janë të përkushtuar në punën e tyre dhe po bëjnë dhe ato që ti nuk i bëre; dhe prandaj jemi duke punuar dyfish, se po të kishe bërë ndonjë gjë zotrote, nuk do ishim sot duke bërë dhe ato që ti nuk bërë dhe duke bërë edhe më shumë se ç’është bërë në 30 vite.
A ka më të madhe hipokrizi se sa të gëzosh për vdekjet! Vetëm ti mund ta bësh të gëzosh për vdekjen, se ty vdekja nuk të bën përshtypje! Nuk të bën përshtypje vdekja ty, sikurse nuk të kanë bërë përshtypje vdekjet e të pafajshmëve në Gërdec! Dhe kur flet për fatalitete, fjalët kanë shumë vlerë! Po është e vërtetë! Por më shumë vlerë se fjala, kanë faktet. Dhe ajo çfarë të vret ty Sali janë faktet dhe ajo që të vret më shumë është e vërteta! Dhe e vërteta edhe për fatalitetet, që për fat të keq kanë ndodhur jo vetëm në Shqipëri por në të gjithë Botën, tregojnë se Shqipëria e ka përballuar pandeminë me dinjitet dhe e ka përballuar pandeminë duke u përgatitur dhe duke i siguruar gjithë mbështetjen stafeve mjekësore dhe gjithashtu gjithë garancinë për qytetarët shqiptarë, që kanë marrë shërbim në kohë përgjatë gjithë periudhës së pandemisë dhe u vaksinuan, edhe kur vendet e tjera të rajonit nuk patën vaksina.
Kjo u bë për të mbrojtur jetën e qytetarëve!
Kështu që kur të vish këtu dhe të flasësh, fol me fakte se të kanë parë dhe të njohin qytetarët shqiptarë, edhe përtej qytetarëve shqiptarë, të njeh gjithë Bota sepse prandaj të kanë quajtur “non grata”.