Punimet në segmentin rrugor Shijan-Ura e Gajdarit janë drejt përfundimit. Kryeministri Edi Rama ka bërë publike pamjet e aksit Kardhiq-Delvinë që do të hapet përfundimisht qarkullimi më 2 korrik.
“Drejt përfundimit punimet në segmentin Shijan-Ura e Gajdarit, pjesë e aksit Kardhiq-Delvinë, një ndërhyrje e cila do ta sjellë këtë rrugë në parametrat e duhur duke lehtësuar aksesin drejt Sarandës”, shkruan Rama.
Ashtu sikundër, në 2 korrik hapet përfundimisht aksi i shumë përfolur prej 100 vitesh Kardhiq-Delvinë, në 9 korrik hapet përfundimisht dhe by-pass i Vlorës.
Ndërtimi i aksit rrugor Kardhiq-Delvinë po pritet prej vitesh nga banorët e Gjirokastrës dhe operatorët turistikë pasi do të afrojë dy qytete që kanë një numër të konsiderueshëm vizitorësh, Sarandën dhe Gjirokastrën.
Tuneli i Skërficës përgjatë rrugës së re Kardhiq-Delvvinë me gjatësi 1316 metra është një nyje lidhëse e rrugës strategjike Kardhiq-Delvinë, për zhvillimin e turizmit në bregdetin e jugut dhe Sarandës.