Kjo javë që sapo hyri do të jetë akoma më e nxehtë. Jo vetëm 3 ditët e para, por edhe gjysmën tjetër, që përkon me fillimin e korrikut.

Presim rreth 37-38 °C sot. Çdo ditë bëhet më e nxehtë se tjetra. Ka një shkëputje ditën e fundit të muajit. Pikërisht në ditën që ndërrohen muajt ka një freskim të lehtë, për të pritur ditët e pata të korrikut mjaft të nxehta.

Meteorologia Tanja Porja bën me dije se pas datës 5 korrik kemi një freskim gradual të motit dhe kemi disa ditë më normale me temperatura, ndryshe nga çdo përjetojmë gjatë kësaj jave.

Përsa i përket ditës e sotme, do të jetë e kthjellët dhe mjaft e nxehtë. Në zonat malore termometri luahtet nga 13-34 gradë celcius. Në zonat e ulëta dhe bregdet 17-38 °C.

Për tre ditët ne vijim mbetemi në kushtet e motit të qëndrueshëm, vetëm të enjte shfaqen reshje të pakta dhe të papërfillshme.

Që mëngjesin e nesërm kemi 2 °C rritje të vlerave termike në territor. Një luhatje më të lehtë gjatë të mërkurës dhe të enjtës, ndërsa në orët e mesditës një rritje me 1-2 gradë. E mërkura dhe e enjtja janë shumë pranë 39 gradëve, që do të jetë edhe temperatura makimale në rang territori.