Përafërsisht 20 milionë tonë drithë gjenden në Ukrainë, me pak rrugëdalje nga ky vend. Është një krizë që po e mbyt ekonominë e Ukrainës dhe po ndërpret pjesën tjetër të botës nga furnizimi me drithëra.
Ukraina siguron rreth 10 për qind të sasisë globale të eksporteve të grurit dhe pothuajse gjysmën e vajit të lulediellit në botë. Krahas Rusisë, Ukraina e bën këtë rajon një nga “shportat e bukës” në botë.
Por lufta e Moskës në Ukrainë dhe sanksionet perëndimore kundër Rusisë kanë goditur eksportet bujqësore nga i gjithë rajoni i Detit të Zi.
Këto produkte mund të zëvendësohen në tregun global, por me një kosto, shkruajnë mediat e huaja.