Ambasada e SHBA dhe BE kanë reaguar përmes mesazheve uruese ndaj zgjedhjes së Bajram Begajt si President i Republikës së Shqipërisë.
Reagimi i Ambasadës Amerikane:
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës uron Bajram Begaj për zgjedhjen e tij si Presidenti i ardhshëm i Shqipërisë. Si Shef i Shtabit të Përgjithshëm, ai kontribuoi në mënyrë domethënëse në bashkëpunimin midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në fushën e mbrojtjes. Ne presim me kënaqësi që të vazhdojmë të punojmë me të në detyrën e tij të re dhe të forcojmë më tej partneritetin midis vendeve tona.
Reagimi i Ambasadës së BE-së:
Urime Bajram Begajt për zgjedhjen e tij si President i ardhshëm i Shqipërisë. Në pritje për të punuar së bashku për një marrëdhënie BE-Shqipëri të begatë, të sigurt dhe solide si anëtarë të një familjeje evropiane.