Në mbledhjen e përbashkët ndërmjet dy vendeve, Kosovës dhe Shqipërisë dy Ministritë e Energjisë kanë nënshkruar dy marrëveshje në sektorin e energjisë. Një ka të bëjë me shkëmbimin e energjisë, ndërsa marrëveshja tjetër ka të bëjë me mundësinë e bashkëpunimi për ndërtimin e infrastrukturës për gazin natyror në terminalin në Vlorë.
‘Është të nënshkruajmë dy marrëveshje për bashkëpunimin në sektorin energjisë. Marrëveshja e parë ka të bëjë me mundësitë e bashkëpunimit nga ndërtimi të infrastrukturës për gazin natyror. Do të angazhohemi për diskutime teknike. Synojmë që përmes kësaj marrëveshje të diversifikojmë burimet tona të energjisë. Ndërtimi infrastrukturës merr shumë kohë, por kemi një mundësi të mirë të kontraktojmë kapacitet për të blerë gaz natyror në Vlorë.’- u shpreh ministrja e Energjisë në Kosovë.
‘I pari është memorandumi i mirëkuptimit. Kemi vështirësi në tregun e energjisë për shkak të luftës në Ukrainë. Për këtë arsye dhe duke pasur parasysh të gjitha projeksionet ne kemi nisur nga puna për të pasur një protokoll të rëndësishëm bashkëpunimi. Ne kemi nisur shkëmbimin e energjisë ku Republika e Shqipërisë depozitoi në Kosovë dhe u shkëmbye më pas në pranverë. Do të nisim dhe një memorandum ndërmjet dy ministrive për sa i përket zhvillimin të Terminalit në Vlorë. Kjo ka të bëjë më shumë me furnizimin me gaz.’- u shpreh Balluku.