Dy marrëveshje janë nënshkruar ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës në fushën e Shëndetësisë.
‘Dy marrëveshje në fushën e Shëndetësisë. Hapet rruga për zgjerimin e fushës së bashkëpunimit mjekësor dhe shëndetësor. Përmes marrëveshjes së parë i hapim mundësi investimeve strategjike për specialitet. Shkëmbim i ekspertëve dhe personelit mjekësor. Bashkëpunim në fushën farmaceutike të sigurojmë qytetarët për përdorim të sigurt.
Marrëveshja e parë konsiston për shërbimin shëndetësor në zonat kufitare ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës. Marrëveshje për zhvillimin e tregut farmaceutik.’- u shprehën ministrat e Shëndetësisë.