Ka nisur mbledhja e dy qeverive në Prishtinë, asaj shqiptare e kosovare, ku priten të nënshkruhen disa marrëveshje.
Kryeministri Albin Kurti: Gjithnjë jemi një, tani duke kaluar nga një mbledhje në tjetër, duket ta kthejmë optimizmin në entuziazëm.
Ko mbledhje vjen 6 muaj pas mbledhjes së kaluar, ku u nënshkruan 13 marrëveshje. Jam i kënaqur të njoftoj se janë zbatuar të gjitha marrëveshjet, veç njërës që pritet të hyjë në zbatim shumë shpejt.
Marrëveshjet që do nënshkruhen sot kanë për qëllim lehtësimin e jetës së qytetarëve.
Është veti e këtyre mbledhjeve të flitet me gjuhën e rezultateve, pritshmëritë tona janë reale. Na mbete dhe përcaktimi i shpejtësive i realizimit, dhe besojmë se pas 6 muajve do kemi rezultatet e ardhshme.