Kryeministri Edi Rama ka bërë publike pamjet e projektit të Portit të Ri të Durrësit, më konkretisht të Porto Romanos. Ky projekt u paraqit ditën e djeshme në mbledhjen e 8-të të përbashkët të dy qeverive. Rama e cilëson si projekt i integruar me projektin e hekurudhës Durrës-Prishtinë dhe portin e thatë në Prishtinë, që do të transformojë rrënjësisht jo vetëm infrastrukturën tregtare mes Shqipërisë dhe Kosovës, po edhe gravitetin ekonomik rajonal.

Kryeministri Edi Rama ka bërë publike pamjet e projektit të Portit të Ri të Durrësit, më konkretisht të Porto Romanos. Ky projekt u paraqit ditën e djeshme në mbledhjen e 8-të të përbashkët të dy qeverive.

Rama e cilëson si projekt i integruar me projektin e hekurudhës Durrës-Prishtinë dhe portin e thatë në Prishtinë, që do të transformojë rrënjësisht jo vetëm infrastrukturën tregtare mes Shqipërisë dhe Kosovës, po edhe gravitetin ekonomik rajonal, duke e kthyer Durrësin në një nga portat strategjike të ekonomisë së Mesdheut.

Shkëmbimet tregtare mes vendeve pritet të rriten shumë nga ky projekt ndërsa hekurudha do të shërbejë për transportin e kontejnerëve. Ndërsa për kryeministrin Edi Rama ky projekt rrit pozitat e shteteve në Ballkan.