Çmimet e naftës vijuan rritjen këtë të mërkurë në tregjet ndërkombëtare, si rrjedhojë e ndalimit të pjesshëm nga BE për importet e naftës ruse, vendim ky i ditës së hënë.
Të mërkurën, nafta e papërpunuar WTI u rrit 1.59% në 116.50 dollarë dhe Brent Crude po tregtohej 1.71% më shtrenjtë me 117.59 dollarë.
Çmimet e benzinës në SHBA arritën një tjetër rekord të lartë sot, në 4,671 dollarë për gallon mesatare kombëtare.
Ky është gati 0,50 dollarë më i lartë se çmimi mesatar kombëtar prej 4,187 dollarësh vetëm një muaj më parë, dhe krahasohet me 3,045 dollarë/gal në këtë kohë të vitit të kaluar.
Zyrtarë të Bashkimit Europian dhe Mbretërisë së Bashkuar thanë për Financial Times se unioni europian është i vendosur për ndalimin e cisternave që transportojnë naftën ruse.
Duke marrë parasysh që Britania e Madhe është qendra ku vepron organizata “International Group of P&I” që mbulon 95% të transportit të cisternave në nivel global, ndalimi i importeve mund të jetë një goditje e rëndësishme për eksportet e naftës ruse.