Pas vendimit të Gjykatës në SHBA, ku u ndalua abortit, klinikat që ofrojnë këtë shërbim kanë filluar të mbyllen. Rreth gjysma e shteteve pritet të vendosin kufizime ose ndalime të reja pasi gjykata rrëzoi vendimin e saj 50-vjeçar Roe kundër Wade. 13 shtete e kanë ndaluar abortin menjëherë pas vendimit.
Në një klinikë aborti në Little Rock, Arkansas mbylli dyert për pacientët sapo u mor vendimi. Stafi i klinikës telefonoi pacientet dhe iu tha se takimet e tyre ishin anuluar.
“Pavarësisht se sa fort përgatitemi për një lajm të keq, në fund godet, godet fort. T’i telefonosh këta pacientë dhe t’u thuash atyre se Roe kundër Wade u përmbys është zemërthyese,” tha infermierja Ashli Hunt për BBC.
Në New Orleans, Luiziana, Qendra e Kujdesit Shëndetësor të Grave, një nga vetëm tre ofruesit e abortit në shtet, u mbyll dhe stafi i saj kishte shkuar në shtëpi. Jashtë klinikës, Linda Kocher i tha BBC-së se gratë e pasura do të jenë ende në gjendje të kryejnë aborte në shtete të tjera, por “gratë e varfra do të përfundojnë në një rrugicë ” dhe do kryejnë abort të jashtëligjshëm.
Vendimi i Gjykatës së Lartë pritet të nënkuptojë se rreth 36 milionë gra në moshë riprodhuese do të humbasin aksesin ndaj abortit në shtetet e tyre, sipas hulumtimit nga Planned Parenthood, një organizatë e kujdesit shëndetësor që ofron aborte.